Kabashi – Shatri: Këto janë arsyet pse vendosa ta votoj Antigona Bytyçin për Kryesuese

0
1445

Asambleistja e LDK-së në Prizren, Kujtesa Kabashi – Shatri e ka thyer heshtjen pas zërave se ajo dje ka votuar pro kandidates së PDK-së për Kryesuese të Kuvendit, Antigona Bytyçi.

Kabashi – Shatri ka listuar disa arsye për të sqaruar pse ka vendosur që të veprojë kundër qëndrimit të LDK-së, e cila një ditë më parë kishte marrë vendim që ta bojkotoj seancën sapo të filloj procesi i votimit, shkruan 04 Online.

Postimi i plotë:

Sqarim!
Të dashur miq e të nderuar anëtarë e simpatizant të LDK-së! E shoh që u bë shumë zhurmë pas vendimit tim për të kryer një detyrim që konsideroj se më takon si asambleiste e komunës së Prizrenit. Andaj, dua t’ua paraqes disa fakte. Unë kam qëndruar dje në sallë dhe kam votuar për zgjedhjen e një gruaje kryesuse dhe këtë e kam bërë me vetëdije të plotë dhe për arsyet që do t’i paraqes më poshtë:

  • Dega e partisë sime e tuaj, LDK, në Prizren nuk ishte në gjendje të përcaktohej për një qëndrim të qartë rreth raportit me partinë fituese. Në një situatë të tillë një asambleisti nuk i mbetet tjetër veçse të përcaktohet nga bindjet personale, në të mirë të së ardhmes së komunës e shoqërisë sonë.
  • Dega e partisë sime e tuaj, LDK, në Prizren nuk ishte unike dhe e guximshme të përcaktohej për të ardhmen e saj, por e qakorduar dhe e shndërruar në grupe, që prireshin të ndiqnin interesa të ngushta e jo të partisë.
  • Partia ime dje u përcaktua për bojkot, duke harruar që bojkoti, destruktiviteti, e mungesa e guximit për të marrë përgjegjësi, na ka tkurur më shumë se në çdo pjesë tjetër të Kosovës,
  • Partia ime dje kërkoi që ne të pamundësonim konstitutimin e plotë të institucioneve komunale, duke harruar që ka qenë shumë aktive në balotazh për të mundësuar zgjedhjen e kryetarit aktual.
  • E kam mundësuar zgjedhjen e kryesuses së Asamblesë së Prizrenit njejtë sikurse që partia ime dhe e juaja e mundësoi zgjedhjen e Presidentes së Kosovës, disa muaj më herët. Ai veprim e mundësoi konsolidimin e LDK-së në rrafsh të gjerë, por fatkeqësisht jo në Prizren.
    Të dashur miq,
    Në asnjë variantë nuk me rezultonte se bojkotimi, bllokimi, e tërheqja i sjellë të mira LDK-së. E assesi komunës së Prizrenit. Le t’më tregon dikush cfarë do të fitonim me bojkot. Po, mund të ketë ndonjë përfitim personal për individë, që manovrojnë nën petkun e partisë. Është koha ta pranojmë faktin e politikave të dështuara që na kanë sjellë në këtë përqindje kaq të ultë. E ardhmja jonë nuk është bojkoti, por marrja e përgjegjësisë kur të ofrohet, ose konstruktiviteti, shpalosja e vizionit e kontrollim aktiv i atyre që e kanë bekimin qytetar për të qeverisur. Ne nuk e morëm atë besim, andaj nuk kemi arsye të bllokojmë, por ta ndrrojmë kursin e qasjes, njejtë sikurse në nivelin qendror.
    I kam qëndruar benikërisht parimeve të mia, ashtu siq i kam qëndruar edhe LDK-së dhe të gjithë juve që më keni votuar për herën e dytë radhazi.
    Si LDK-iste do ta bëjë më të mirën për Prizrenin, e gatshme për diskutime e vendime të përbashkëta, por jo të diktuara.
    Me respekt, Kujtesa Kabashi Shatri!

Leave a Reply