Kjo është gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit, nisin hetimet për mosdhënie të ndihmës mjekësore

0
3432

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Spitalin e Prizrenit, ku ka humbur jetën një grua, e cila ishte dërguar në këtë qendër në gjendje të rënduar shëndetësor. Gazeta Sinjali raportoi sot se për rastin tashmë kanë nisur hetimet pasi një familjar i të ndjerës ka ngritur dyshime se nuk i është ofruar ndihma mjekësore me kohë.

Burimet e Sinjalit brenda spitalit kanë bërë me dije se gruaja që vdiq është Shahzade Struzha, rreth 66-vjeçare.

E ndjera u trajtua në repartin e Internos të Spitalit Rajonal në Prizren, ku edhe vdiq.

Në bazë të informacioneve të para, familjari i të ndjerës ka hedhur akuza në drejtim të stafit mjekësor, që sipas tij nuk e kanë trajtuar me kohë gjatë ditës së djeshme, por edhe sot në orët e para të mëngjesit, para se të ndërronte jetë.

Denoncimi i tij ka vënë në lëvizje Policinë, me ç’rast është marrë edhe deklarata e mjekësve, sipas të cilëve pacientja ka qenë në gjendje të rëndë kur është dërguar në këtë repart, por përkundër përpjekjeve, ka humbur jetën.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Hetimi për rastin është iniciuar në drejtim të veprës penale Mosdhënia e ndihmës mjekësore.

Ndryshe, mosdhënia e ndihmës nga mjeku apo punonjësi tjetër shëndetësor, ndonëse ai është i vetëdijshëm se mosveprimi i tillë mund të rezultojë me dëme për për pacientin, përbën vepër penale dhe kryesi mund të dënohet me burgim deri në tri vjet.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here