Joseph: Kosova ta marrë fatin e vet në duart e veta – duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

0
171

Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha se sfida kryesore e Kosovës është përfitimi i legjimitetit të saj ndërkombëtar duke hyrë në organizatat ndërkombëtare.

Joseph tha se Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Pra ky është realiteti, Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mund të kemi mendime të ndryshme, edhe unë kam mendim tim por nuk është se ka shumë rëndësi kjo. Ajo që ka rëndësi është që Kosova të ecë përpara. Pra statuti i hartuar nga Bashkimi Evropian duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese menjëherë ose Kosova nuk do të bëjë hapa përpara. Pra kjo i bie që do të ecë mbrapa”, tha Joseph.

Ai tutje theksoi se Kosova ka ende kohë për këtë gjë sepse Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk ka marrë vendim përfundimtar.

“Por mesazhi ishte shumë i qartë dhe vjen nga të gjithë miqtë e Kosovës. Dhe prapW e kuptoj atë që mund të quhet rezervë, e kuptoj po ashtu edhe në anën e Serbisë së kush është Aleksandar Vuçiqi. Por kjo ka të bëjë me Kosovën që merr fatin e vet në duart e veta, pa marrë parasysh çka bën Vuçiqi dhe është qenësore që të ecët përpara.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here