Jeton Bytyçi numëron dështimet e Komunës së Prizrenit për menaxhimin e COVID-19

0
495
Jeton Bytyçi - Koordinator i PDK-së në Prizren

Koordinatori i PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, ka numëruar për siç ka thënë, dështimet e Komunës së Prizrenit për menaxhimin e COVID-19.

Sipas Bytyçit, pushteti lokal ka dështuar në marrjen e masave të duhura, ndërsa me vonesë kanë dalur edhe në terren për ta parë gjendjen reale nga afër. Madje, zyrtari i PDK-së ka kritikuar pushtetin lokal për mos insistimin e tyre që të rritet numri i testimeve.

Reagimi i plotë i Jeton Bytyçit:

“Sa merren me sulme ndaj PDK-së: “Kryetari” i Komunës dhe Drejtori i Shëndetësisë, është dashur me u marr me fshatin Korishë dhe tash me fshatin Skorobisht, që totalisht kanë dështuar.

Këta dy persona, janë përgjegjës kryesor për dështim, në mos menaxhimin e mirë të situatës me pandeminë Covid-19, në Komunën e Prizrenit: “Kryetari” i Komunës “Prof.Dr” Mytaher Haskuka dhe ekonomisti i shquar Visar Shehu, njëherit Drejtor i “suksesshëm” i Shëndetësisë. Sa reagoni pa nevojë ndaj zyrtarëve të degës së PDK-së në Prizren, bile edhe me dhjetëra gabime në ato reagime, qohuni dhe kryeni punët tuaja, se na turpëruat, në krejt Republikën e Kosovës.

Po i përmendi vetëm disa dështime të juaja:

  1. Nuk keni marrë masa të duhura, qysh në fillim të shfaqjes së pandemisë Covid-19;
  2. Nuk keni dalur në teren me kohë;
  3. Nuk keni insistuar, për rritjen e numrit të testimeve;
  4. Nuk keni dezinfektuar hapësirat publike me kohë dhe
  5. Nuk keni ndarë buxhet sikur komunat tjera.

Pastaj, është shumë normale, që rritet numri i të prekurve edhe në Prizren me koronavirus.
Pyetje për ju dy: Testet që erdhen donacion nga shteti i “dashtun” serb, a i testuat në Prizren?”, thuhet në reagimin e Jeton Bytyçit, Koordinator i PDK-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply