Javën e ardhshme merret vendimi se a do lejohen dasmat në restaurante

0
479
Foto: Ilustrim

Kryetari i Shoqatës së Afaristëve dhe Biznesmenëve ” Esnaf” nga Prizreni, Varis Xhejlani i shoqëruar nga nënkryetari, Ymer Maxhun, bashkë me Përfaqësuesit e Salloneve të Dasmave, sot kanë zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Siç njofton kryetari Xhejlani, tema kryesore e takimit ishte eliminimi i paqartësive rreth sezonës së dasmave, e cila paraqet një rëndësi të madhe për Ekonominë e vendit dhe për qytetarët tanë të cilët vijnë nga Diaspora.

Ministri Zemaj, ka dhënë një mesazh pozitiv rreth fillimit të sezonës së dasmave dhe deklaroi se janë në kontakt të vazhdueshëm me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe në qoftë se nuk ndodh ndonjë incident të papritur, deri në fund të javës së ardhshme mund të marrin vendimim e shumë pritur në lidhje me Sezonën e Dasmave, ka njoftuar kryetari i SHAZ” Esnaf”, Varis Xhejlani.

Leave a Reply