Ja çfarë i ndodh trupit nëse vishni rroba të reja që nuk i keni larë më parë

0
172

Blerjet janë gjithmonë emocionuese! Një veshje e rastit që thjesht ju tërheq nga vitrina e butikut, një fustan i blerë enkas për një dasmë ose ditëlindje, rastet mund të jenë të shumta, ndaj ideja e kthimit në shtëpi me një çantë të madhe me veshje të reja duket sikur na bën më euforikë dhe na e mbush zemrën me gëzim.

Por, a e keni pyetur ndonjëherë veten se sa higjienike dhe e sigurt është që të provoni veshjet që do të blini në dhomën e zhveshjes, e më pas t’i sillni ato në shtëpi për t’i veshur pa i kaluar më parë në lavatriçe? Ka plot probleme që mund t’i ndodhin lëkurës dhe trupit tuaj nëse vishni diçka të re të blerë nga dyqani, pa e larë më parë.

Ja çfarë i ndodh trupit nëse vishni rroba të reja që

Kimikatet dhe ngjyrat janë problemi kryesor. Disa ngjyra nuk janë të lidhura kimikisht me fibrat dhe kjo do të thotë se ato mund të kalojnë lehtësisht në lëkurë dhe të shkaktojnë acarim. Rrobat e reja të palara mund të bartin mikrobe irrituese nga dikush që mund t’i ketë veshur.

Ja çfarë i ndodh trupit nëse vishni rroba të reja që

Në rastin më të mirë, edhe nëse personi para jush ka qenë plotësisht i pastër, çdo aromë ose kimikat (parfumi, locionet e trupit) që mund të lihet pas në rroba, irriton lëkurën, mushkëritë dhe sytë tuaj.

Sa herë bëni blerje të reja, kujtojini vetes të gjitha problemet që vijnë nëse vishni rrobat e reja të palara, ndaj futini direkt në lavatriçe pasi i sillni në shtëpi.

Leave a Reply