Isa Mustafa, i mundi komandantët në politikë

0
411

Publicisti Muhamet Mavraj, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Mavraj në rubrikën Sytë 7 të emisionit të mëngjesit në Klan Kosova ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës po dominon skenën politike në Kosovë.

“Në fillim folëm për Gjykatën Speciale. Ajo nuk e rrok Lidhjen Demokratike të Kosovës, ajo e rrok krahun e luftës. Ky krah i luftës, ku është sot?  Kush e udhëheq sot Kosovën? E ke një kryetar shteti nën ankth, nga Gjykata Speciale. E ke një Lidhje Demokratike që dominon dhe udhëheq Qeverinë e Kosovës. Po kështu nominalisht deri më tani e ke. E ke po ashtu Lidhjen Demokratike të Kosovës që udhëheq edhe me Kuvendin e Kosovës”.

“Pavarësisht zhvillimeve. Nuk është Lëvizja Vetëvendosje, nuk është Partia Demokratike e Kosovës”.

Ai theksoi se kryetari i LDK-së Isa Mustafa, politikisht i ka mposhtur një nga një protagonistët nga krahu i luftës.

“Sigurisht që po. Edhe kualiteti i politikës është në zbehje e sipër. Dhe është e qartë që taktikat e z.Mustafës, e mbizotërojnë tërësisht skenën politike të Kosovës. Askush nga këta emra që përmendëm nuk e kanë atë horizontin perspektiv të tij, ashtu që rë mbajë të gjithë penjtë e zhvillimeve në Kosovë. Ai është shumë më përpara. Bravo i qoftë. Paqësisht i ka mundur që të gjithë një nga një. Dhe krahu i luftës pret vetëm aktakuza”.

Leave a Reply