Intimiteti në çift në kohën e koronavirusit, ja cilat janë hapat për të evituar risqet

0
447

Sensualiteti dhe intimiteti në çift në kohën e emergjencës Covid-19. Njerëzit tani janë disi më të lirë për të takuar të dashurit e tyre pas disa kohësh mbylljeje prej pandemisë.

Dhe shumë çifte të ndarë nga izolimi prej pandemisë tani mezi presin të takohen, por, si mund të rizbuloni intimitetin në këtë periudhë duke shmangur sjelljet që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe atë të partnerit tuaj? Nga ekspertët e Shoqatës Italiane të Kontracepsionit (Sic) disa rekomandime vijnë për të jetuar seksualitetin në një mënyrë të qetë.

Sipas “Sic”, zvogëlimi i distancave fizike “nuk do të thotë që rreziku i ngjitjes nga Covid-19 është ulur ose zhdukur, përkundrazi. Megjithëse transmetimi i virusit përmes sekrecioneve vaginale ose lëngut seminal duket të jetë shumë i largët. Në fakt, vetëm në dy studime virusi u gjet në testikujt e një burri dhe në lëngun vaginal të një gruaje. Gjithsesi, ekspertët këshillojnë për të pasur kujdes dhe të mbroheni. “Prezervativi, i shoqëruar me kontracepsionin hormonal është gjithmonë një armë e shkëlqyer edhe përballë mundësive shumë të ulëta të rrezikut”, -thotë Franca Fruzzetti, presidente e “Sic” dhe drejtuesja e klinikës gjinekologjike endokrinologjike në spitalin e Universitetit Santa Chiara në Pisa.

Për ekspertët, burimi kryesor i ngjitjes mbetet pështyma dhe sekrecionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Puthja mund të jetë rruga e transmetimit të Covid-19. Rreziku, megjithatë, është minimal nëse të dy partnerët kanë respektuar indikacionet e fazës 1 për rregullat e kontrollit dhe izolimit.

1) Partneri më i sigurt është dikush me të cilin jetoni ose keni jetuar para izolimit;

2) Puthja mund të jetë rruga e transmetimit Covid-19. Por mos u shqetësoni nëse çifti ka respektuar indikacionet e fazës 1;

3) Kushtojini më shumë vëmendje higjienës intime, para dhe pas marrëdhënieve seksuale;

4) Është më mirë të shmangni marrëdhëniet seksuale ose kontaktet e ngushta nëse njëri nga të dy partnerët është i sëmurë, ose nëse ai është testuar pozitiv për koronavirus. Në këtë rast, ndiqni rregullat e përgjithshme të izolimit të shtëpisë;

5) Është mirë të shmangni marrëdhënie të rastit pa mbrojtje. Edhe pse pilula dhe prezervativi mbrojnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënitë e padëshiruara, ato nuk mbrojnë kundër Covid.

6) Marrëdhënia gojore / gjenitale mund të përhapë Covid-19. Ekzistojnë pajisje komerciale të disponueshme të lateks që zakonisht përdoren si një pengesë midis gojës dhe anusit ose vaginës, efektive për parandalimin e infeksioneve gojore, vaginale ose anale;

7) Çiftet që janë larg njëri-tjetrit mund të provojnë “sexting”, domethënë shkëmbimin e mesazheve me përmbajtje erotike. Sidoqoftë, kushtojini vëmendje të madhe rreziqeve të ‘pornografisë hakmarrëse’;

8) Për çdo dyshim, drejtojuni gjithmonë mjekut ose specialistit tuaj.

Leave a Reply