Infektologu që po flet nonstop për COVID 19, pritet të bëhet ministër i shëndetësisë

0
419

Në shumë emisione e paraqitje të tjera publike, jeni mësuar ta shihni infektologun Valbon Krasniqin teksa flet në cilësinë e ekspertit rreth Coronavirus.

E së shpejti, ai mund të jetë në pozitën kyce për t’u marrë me këtë pandemi, pasi partia e tij e ka propozuar për ministër të Shëndetësisë.

Sic mëson Reporteri.net, LDK-ja ka propozuar që ministër i Shëndetësisë të jetë infektologu Valbon Krasniqi.

Krasniqi është fytyrë e njohur për publikun edhe për arsye se gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ai ishte kandidat i LDK-së për deputet.

Sidoqoftë, përvec Shëndetësisë, LDK-ja do të marrë edhe 5 ministri. Lumir Abdixhiku, Agim Veliu, Vlora Dumoshi, Lutfi Zharku e Armend Zemaj janë propozuar për ministra.

Leave a Reply