I dehur duke ngacmuar një vajzë në klub, futbollisti i Cityt rrezikon 2 vite burg

0
161

Futbollisti i Manchester City, Kyle Walker rrezikon të dënohet deri në dy vite burg. Mbrojtësi është filmuar i dehur në një prej bareve të qytetit ndërsa ngacmoi një vajzë e cila ishte prezente në atë ambient.

Walker e teproi teksa nisi t’i afrohej vajzës në mënyrë provokuese, madje edhe duke iniciuar një kontakt fizik, edhe pse dëshira e vajzës mungonte. Pamjet e lojtarit të Cityt kanë bërë xhirot në rrjetet sociale me Walker që është vendosur në një pozitë mjaft të vështirë.

Këto pamje do të merren në shqyrtim ditët e ardhshme pasi bëhet fjalë për një sjellje të pahijshme dhe në rast se do të ngrihen akuza, atëherë lojtari rrezikon një dënim deri në dy vite. Kështu, Ëalker mund të vuajë rëndë një gjest që në anën tjetër i dëmton edhe karrierën e ndërtuar me fanellën e Manchester City duke qenë se janë të shumta komentet që dënojnë 32-vjeçarin./SS

Leave a Reply