Hidhërimi i pushtetit me opozitën: Pikëllim për familjarët, bijtë dhe bijat e të cilëve po vdesin

0
475

VDEKJET NË HARRESË

Vdekjet në Kosovë nuk po i trajton si duhet qeveria, por jo pa faj është edhe opizita: të dyja bashkë kane një rezultat negativ: humbja e jetërave të qytetarëve të thjeshtë! Qeveria me plot gojën pohon se është në rrugë të mbarë  ndërsa në anën tjetër dështimet i kanë dale mbi sipërfaqe!

Cilësia e udhëheqjes varet nga zhvillimi i politikës së brendshme dhe të jashtme. Mirefilli dihet se, politika e brendshme “ka vdekur “ (nuk mjafton ta quajmë dështim): vdekjet e njerëzve direct tregojnë edhe “ vdekjen e qeverisjes “. Po ashtu, edhe politika e jashtme ka dështuar skajshmërisht: së fundi me mbylljen e dymbëdhjetë ambasadave të Kosovës  që gjinden nëpër botë.

Populli i Kosovës, në masë të madhe , e votoi këtë qeveri: jo që të mosfunksionojë dhe të ketë mbyllje! Familjet, varg e vijë, në ditën e votimit kanë votuar Lëvizjen Vetvendosje dhe Listën Guxo , ndërsa sot ata nuk guxojnë  as të kërkojnë përgjegjësi për dështimin total të kësaj qeverie! Qellimi i tyre ( i VetVendosjes) nuk u realizua dhe  guximi ( për të kërkuar llogari) u shndërrua në mosguxim as “për të bëza”!

Kur vdekjet trokasin nëpër dyertë e shtëpive, troket edhe fundi i gëzimeve të familjeve! Ata që nuk janë më në këtë jetë (u qoftë i lehtë dheu i Kosovës) janë të këtij vendi: nuk janë të një partie! Janë njerëz që kanë planifikuar ( dhe votuar) të jetojnë me dinjitet: asnjëri prej tyre nuk ka pritur fatin tragjik!

Opozita duhet t’i hap sytë: mjaft ka pritur të sheh se cfare po bën qeveria. Ajo tashmë u kuptua. Qeveria nuk ka aftësi menaxhimi e drejtimi të shtetit. Asaj i mungon planifikimi strategjik dhe plani operativ për mbarëvajtje të proceseve vendore dhe jashtë vendit! Opozita dhe qeveria duhet të jenë të shoqëruara nga njëra-tjetra në veprime për përmirësim të gjendjes dhe ndalje të numrit të vdekjeve!

E vërtetë është se pushtetet janë të ndara , në pozitë dhe opozitë, por kur ka dështime nga ana e qeverisë, ato duhet të jenë në një positë të bashkuar : në pozitën e luftimit të përbashkët të së keqes! Hidhërimi dhe pikëllimi nuk mund të shuhet me hidherim dhe fajesim të njera-tjetres! Qeveria duhet ta ketë guximin ta thotë: jemi në një situate që nuk  mundemi ta menaxhojmë më tej, dorëzohemi dhe ofrojmë bashkëpunim! Vetëm kështu do të ringjallej shpresa e njerëzve për të vazhduar jetën, e lënë vdekjen në harresë!

Shkruan: Vitor TUSHAJ

Leave a Reply