Haskuka: Tani mbrojtja nga virusi varet nga diciplina jonë individuale

0
412
Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pas 7 rasteve të reja në komunën e Prizrenit ka thënë se për fat të keq kjo është dita me numrin më të lartë të rasteve që prej fillimit të pandemisë dhe se tani mbrojtja nga virusi varet nga diciplina jonë individuale.

Haskuka lut qytetarët që ti respektohen rekomandimet e IKSHPS-së dhe të mbahet së paku 2 metra distancë.

Shkrimi i plotë:

Sipas IKSHPK-së sot në Kosovë janë konfirmuar 141 raste me SARS-CoV-2. Në komunën e Prizrenit kemi 7 raste të reja, sipas vendbanimit: 4 raste Prizren, 2 raste në Lubizhdë dhe 1 rast në Gërnçar.

Për fat të keq kjo është dita me numrin më të lartë të rasteve që prej fillimit të pandemisë në muajin mars, në nivel të Kosovës. Andaj ju lutem respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, mbani distancën fizike për së paku 2 metra, mbani maska dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.

Tani mbrojtja nga virusi varet nga diciplina jonë individuale, të mbrojmë veten dhe të dashurit tanë!

Mytaher Haskuka

Leave a Reply