Haskuka – Qunit: Kemi bërë hapjen e rrugëve të reja, rregullimin e kanalizimit, shtrimin e rrugëve me kubëza, asfaltimin e rrugës Gorozhup – Planejë

0
477

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka përgënjeshtruar kandidatin e LDK-së, Anton Quni, rreth pretendimeve se pushteti lokal nuk ka investuar në fshatin Planejë dhe Gorozhup të Hasit.

Këto shqetësime dje i kishte shprehur Quni në takim me mbështetësit e tij në dy lokacionet e lartëpërmendura. Por, Haskuka sot ka thënë se qeveria të cilin ai e drejton ka investuar në infrastrukturë rrugore, kanalizime e shkollë.

“Njëri prej kandidatëve për kryetar të Prizrenit, qenka shprehur: “Në fshatrat Planejë dhe Gorozhup të Hasit nuk është bërë asnjë investim”.
Nuk e di se a e ka pasur për Planejën dhe Gorozhupin në të cilat kemi bërë hapjen e rrugëve të reja, rregullimin e kanalizimit, shtrimin e rrugëve me kubëza, asfaltimin e rrugës Gorozhup – Planejë, apo për ndonjë vend tjetër, sepse në këto fshatra i kemi bërë të gjitha këto, e edhe instalimin e sistemit të nxemjes qendrore në shkollën fillore të fshatit Planejë.
Për njërën nga këto punë OVL-UÇK në Has qeverisjes sonë i pati ndarë mirënjohje!”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply