Totaj: Depolitizim e punësime mbi baza meritokratike në arsim është vizioni im si kryetar i ardhshëm i Prizrenit

0
400

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se me ardhjen e tij në pushtet do ta bëjë depolitizimin e arsimit.

Këto deklarata Totaj i ka dhënë në një takim me disa arsimtarë të Komunës së Prizrenit.

“Mësimdhënësit janë shtylla mbi të cilën ndërtohet mirëqenia e një vendi. Gjatë takimit të përzemërt, me arsimtarët e Prizrenit fola për planin tim e të PDK-së për arsimin. Depolitizim e punësime mbi baza meritokratike në arsim është vizioni im si kryetar i ardhshëm i Prizrenit. Të gjitha pozitat vakante në këtë sektor, do të plotësohen brenda 100 ditëve të para të qeverisjes sime. Transparenca në emërime dhe koordinim me prindërit, do të jetë kryefjala e mandatit tim.
Do të punojmë shumë e pandalur që fëmijve tanë t’u ofrojmë cilësi në arsim e siguri në shkolla duke u përkujdesur gjithnjë për mirëqenien fizike të nxënësve brenda e jashtë objekteve shkollore.
Të arriturat në arsim në Prizren mbajnë vulën e PDK-së. Arsimi ka pësuar shumë për shkak të keq qeverisjes katër vjeçare të Haskukës. Prandaj, pas 17 tetorit, me ndihmën e ekspertëve më të mirë, do të punojmë vrullshëm që të rikuperojmë kohën e humbur e për të korrur suksese të reja. Bashkë për Prizrenin #PDK #177″, ka thënë Totaj./04 Online

Leave a Reply