Haskuka në përvjetorin e 22-të të betejës së Jeshkovës: Lufta e UÇK-së është krenaria e kombit shqiptar!

0
394

Me aktivitete te ndryshme, sot është shënuar përvjetori i 22-të i betejës së Jeshkovës së Prizrenit, në të cilën kishin rënë dëshmorë disa luftëtarë të UÇK-së.

Edhe Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i përcjellur nga bashkëpunëtorët e tij ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe pranë lapidarit dhe varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Jeshkovë.

“Sot në 22 vjetorin e njërës prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Betejës së Jeshkovës, bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe pranë lapidarit dhe varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Jeshkovë.
Me këtë rast përkujtuam 21 dëshmorët e rënë në këtë betejë, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për të vënë themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Lufta e UÇK-së është krenaria e kombit shqiptar!
Lavdi!”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply