Haskuka kujton Komandant Drinin: I gjithë Prizreni është në pritje të drejtësisë dhe zbulimit të atyre që e kryen këtë krim mizor

0
363

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka kujtuar veprën dhe heroizmin e Ekrem Rexhës – Komandant Drini, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Haskuka ka thënë se i gjithë Prizreni është në pritje të drejtësisë dhe zbulimit të atyre që e kryen këtë krim mizor.

“Sot bëhen 20 vjet nga vrasja tinëzare e Ekrem Rexhës komandant Drinit.

Komandant Drini u vra para shtëpisë së tij, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000.

U bënë 20 vite që kur familja, Prizreni dhe e gjithë Kosova, kërkojnë drejtësi për një ndër figurat më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut, komandantit të Brigadës 125, drejtorit të Shkollës Ushtarake dhe Doktrinës së UÇK-së, drejtorit të Departamentin për Mbrojtje të Ambientit dhe për Siguri Civile në Komunën e Prizrenit.

I gjithë Prizreni është në pritje të drejtësisë dhe zbulimit të atyre që e kryen këtë krim mizor.

Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit!”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply