Haskuka: Deri tani janë vaksinuar 4473 persona kundër COVID-19 në Prizren

0
386

Në komunën e Prizrenit që nga muaji prill e deri tani janë vaksinuar kundër COVID-19 4473 persona.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka thënë se shëndetësia primare është furnizuar me 8600 vaksinar Pfizer, ku pas 15 qershorit do të bëhet vaksinimi masiv i qytetarëve.

“Vazhdon vaksinimi i qytetarëve!
Pas sigurimit të dozave të reja të vaksinës nga Ministria e Shëndetësisë, në qendrën sportive “Sezai Surroi” po vazhdon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 65 vjeç.
Që nga fillimi i muajit prill e deri më tani në komunën tonë janë vaksinuar 4473 persona, ku falënderoj ekipin e vaksinimit të Drejtorisë së Shëndetësisë për një punë të shkëlqyeshme, të cilët nuk ndalen edhe gjatë ditës së diel. Po ashtu falënderoj gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit të cilët i respektojnë masat dhe rregullat në qendrën e vaksinimit, ku paraqiten sipas termineve të paracaktuara.
Tanimë si shëndetësi primare jemi furnizuar me 8600 vaksina Pfizer dhe pas datës 15 qershor do të kalojmë në vaksinim masiv të qytetarëve”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply