Haradinaj: Refuzimi i Kurtit për takimin me Vuçiqin është i drejtë

0
368

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se refuzimi i kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar në Bruksel me presidentin serb Aleksander Vuçiq është vendim i drejtë.

Sipas Haradinajt, takimi ishte caktuar nga Borelli e Vuçiqi pa konsultim me palën kosovare, e që një praktikë e tillë nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosovës.

“Refuzimi i kryeministrit Kurtit të takimit të 11 majit është i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës. Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova”, ka shkuar ai në Facebook.

Kryeministri Kurti kishte thënë të mërkurën se nuk do të marrë pjesë në takimin me Serbinë më 11 maj i cili u paralajmërua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell. Ai shtoi se nuk mund të marrë pjesë në një takim në të cilin nuk e ka konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen./Koha

Leave a Reply