Hamsik: Nuk humbas asnjë ndeshje, Napoli duhet të synojë titullin kampion

0
252

Marek Hamsik, ish-kapiteni i Napolit dhe lojtar si skuadrës “axurre” që nga viti 2007 deri në vitin 2019, nuk harron emocionet që ka përjetuar nën Vezuv dhe në një intervistë të dhënë për spanjollen Marca ka folur për aventurën e tij në Itali:

“I ndjek të gjitha ndeshjet e Napolit. Po bën një kampionat të jashtëzakonshëm, po luan shumë mirë dhe besoj se objektivi i klubit duhet të jetë fitimi i titullit kampion në Serie A. Tek Napoli iu afrova titullit, sepse këtë trofe synojmë që të fitojmë të gjithë futbollistët”.

Tashmë ndodhet në Turqi, tek Trabzonspor, por Hamsik pranon se do të kishte qëndruar me gjithë qejf te Napoli nëse nuk do ti kishte ardhur oferta nga Kina:

“Isha i lumtur dhe luaja në një klub të madh. Kisha mundësinë që të shkoja edhe tek Borussia Dortmund, por më pas rinovova me Napolin. Tashmë jam  i përqendruar tek Trabzonspor dhe jam i lumtur me vendimet që kam marrë”, ka përfunduar Hamsik. 

Leave a Reply