‘Hajde m’i kafsho’/ Melinda i kthehet keq Taynës pasi e akuzoi për të pasme silikoni

0
368

Pikërisht kur dukej se mes dy repereve ishte vendosur paqja, një përplasje ka ndodhur sërish mes tyre. Kunjat nëpërmjet këngëve nuk kanë munguar duke e rikthyer rivalitetin mes këngëtareve.

Ka qënë Tayna ajo që duket se ka nisur gjithçka duke e akuzuar Melindën në këngën e saj “WTF” se të pasmet i ka silikon. Ki menu ki b*th mu shty me mu po ki harru që i ki silikon, ishte një pjesë e tekstit të Taynës dhe Melinda nuk ka pritur fare për të reaguar. Në një pjesë të këngës “Ay Caramba” me Gjikon dhe Nora Istrefin, Melinda i kthehet Taynës: Kush është tu rrejt që i kom silikon, kush po xhelozon le t’ma testojë, le t’ma kafshojë.

Nuk duhet shumë për ta kuptuar kujt i dedikohet apo jo? Fansat duket se e kanë bërë lidhjen menjëherë, ndërsa presin për përgjigjen e Taynës.

Leave a Reply