Guardiola: Fitore e rëndësishme, po shkëlqejmë edhe në mbrojtje

0
452

Manchester City siguroi fitoren e pestë radhazi në kampionat. 

Skuadra e Pep Guardiolës mposhti 4-0 në shtëpi Crystal Palace dhe tani është ngjitur në vend të dytë në Premier League.

Diferenca me United kryesues ka shkuar dy pikë, teksa “Cityzens” kanë për të luajtur një ndeshje më shumë. Pep Guardiola është i kënaqur me ecurinë e djemve të tij, siç edhe u shpreh në prononcimin pas ndeshjes.

“U treguam të aftë, të duruar dhe të zgjuar. Crystal u mbrojt shumë mirë në minutat e para të ndeshjes. Jam i kënaqur, pasi arritëm një fitore të rëndësishme.

Po na ecën mirë edhe aspekti mbrojtës, bëjmë shumë pak gabime në prapavijë. Stones dhe Dias po na ndihmojnë. Jam i kënaqur sidomos për Stones (shënoi dy gola), e meritonte një mbrëmje të tillë“, deklaroi trajneri spanjoll. 

Leave a Reply