Guardiola: E mbyll me Man.City-n pas dy vitesh, dua të drejtoj një kombëtare!

0
313

Pep Guardiola nuk ka qënë asnjëherë një njeri i zakonshëm, si futbollist zotëronte një lidership të rrallë, edhe si trajner ka qënë jashtë kornizave tradicionale jo vetëm për mënyrën se si paraqiti  risinë e tiki-takës, por edhe për zgjedhjet e tij.

Në 2016-ën vendosi që të largohej nga Bajerni i Mynihut për tu transferuar tek Manchester City, vitin e kaluar rinovoi kontratën me “Sky Blues” deri në vitin 2023 dhe me sa duket kjo do të jetë kontrata e tij e fundit me klubin anglez.

Në një intervistë të dhënë për mediat braziliane, tekniku katalanas ka zbuluar se nuk ka ndërmend të vazhdojë përvojën e tij tek Manchester City përtej kontratës aktuale, duke deklaruar se në çastin kur do t’i përfundojë marrëveshja me “the citiziens” do të marrë disa kohë pushim e më pas dëshira e madhe e 50-vjeçarit është për të drejtuar një skuadër përfaqësuesese.

“Në fund të kontratës do të kem 7 vite në stolin e Manchester City-t dhe do më duhet të pushoj pak, më pas do dëshiroj të drejtoj një kombëtare, pse jo edhe një përfaqësuese të Amerikës së Jugut, do të më pëlqente të merrja pjesë në Copa America, edhe pse të njëjtën dëshirë kam për të qenë trajner i një përfaqësuese në Europian dhe në kampionatin botëror.”

I ka idetë e qarta Pep Guardiola që asnjëherë nuk ngruron të befasojë me zgjedhjet e tij. Në këtë mënyrë gjasat janë të shumta që në moshën 53 apo 54 vjeçare ai të jetë në krye të një një skuadre kombëtare, a do të jetë Spanja, Brazili apo Argjentina?!  Ky është një mister që do të zgjidhet pas disa vitesh./SS

Leave a Reply