Grenell i ashpër me diplomatët europianë: Në vend se të ankoheni, hiqni vizat që ua keni premtuar kosovarëve

0
467

misari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar heqjen e vizave për Kosovën, në prag të takimit të nesërm me palën serbe nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, shkruan Gazeta Metro.

Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se BE nuk duhet të ankohet, por t’i liberalizojë vizat që ia ka premtuar kosovarëve.

“Në vend se të ankoheni, pse nuk ua jepni liberalizimin e vizave popullit të Kosovës – të cilin po e premtoni për shumë vite”, ka shkruar Grenell në një cicërimë e cila është si kundërpërgjigje ndaj Mirsolav Lajcak dhe Wolfgang Ischinger, përcjell Gazeta Metro.

Ndërkaq, emisari i BE’së, Lajcak më herët përmes një shkrimi në Twitter e quajti të rëndësishëm takimin e nesërm me kryeministri kosovar Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vucic.

“Fundjavë e zënë në Bruksel në takime me presidentin Vucic, kryeministrin Hoti dhe emisarin për Ballkanin Perëndimor Palmer. Duke u bërë gati për dialogun e nivelit të lartë nesër”, ka shkruar Lajcak.

Vlen të theksohet se takimi në BE vjen vetëm tre ditë pas atij në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshje ekonomike mes Kosovës e Serbisë, nën ndëmjetësimin e presidentit Donald Trump.

Leave a Reply