Gjenden të vdekur dy persona në Vitomiricë të Pejës, pranë tyre edhe një pistoletë

0
381
Foto: Ilustrim

Dy persona janë gjetur të vdekur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së shtunës në Vitomiricë, janë gjetur pa shenja jete një burrë dhe një grua.

“Është raportuar se viktima femër Kosovar së bashku me viktimën mashkull Kosovar janë gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, theksohet në raportin e policisë.

Leave a Reply