Fotografia e saj në “Fadil Vokrri”, reagon Rita Ora: Të dua Kosovë, vendi im më i preferuar në të gjithë botën

0
272

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën u zhvillua ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi në rezultat 2:2.

Në tribunë, tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Ndërsa në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, këngëtarja Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës, nga sekuencat e klipit të famshëm “Shine Ya Light”.

“Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë”, koreografi nga ‘Dardanët’ 🇽🇰Lajmi i plotë: https://bit.ly/3RgEFUqPosted bySinjalion Saturday, September 9, 2023

E mesa duket një nderim i tillë i ka rënë në sy edhe vetë këngëtares së hiteve ndërkombëtare, e cila i rishpërndau pamjet e publikuara nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani për 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram, si dhe të një faqeje fansash të Përfaqësueses së Kosovës, ku shkruhej: “Prezenca e saj na solli neve fat”.

“Të dua Kosovë, vendi im më i preferuar në të gjithë botën”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply