Flitet se ka pasur debat të ashpër mes çiftit dhe Zhaklinës në “Post BBVA”, Kiara ka shpërthyer edhe në lot

0
218

Të shtunën na pret “Post Big Brother VIP Albania 2”.

Lidhur me këtë po aludohet se ende pa u transmetuar ka pasur debate të ashpra mes çiftit dhe Zhaklinës, shkruan lajmi.net.

Zërat thonë se ata janë përplasur ashpër me njëri tjetrin ku nuk kanë munguar akuzat e Zhakut ndaj Kiarës duke e akuzuar se ndryshoi kur pa famën e Luizit.

Moderatorja është larguar duke qarë për tu rikthyer më vonë.

Kjo nuk e ka ndalur opinionisten e cila ka vazhduar me Luizin duke e etiketuar mashtrues si pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare dhe këtu përflitet se ka ndërhyrë edhe Arbër Hajdari i cili gjithashtu për herë të parë ka debatuar me Zhakun.

Kristi ose Olta janë padyshim fituesit e Zhaklinës dhe thuhet se disa banorë janë ngritur në formë proteste që Zhaku të lërë studion por sigurisht nuk është marrë parasysh.

Edhe Tea ka marrë minutat e saj ku ka risjellë temën e kërcënimit, ku sipas versionit të saj, Kiara dhe burri i tezes e kanë kërcënuar me shprehjen: ”Do të vras”.

Se a do të transmetohen këto, na mbetet të presim të shtunën.

Leave a Reply