Flet kanadezi që kishte lojëra identike me Luizin dhe që e fitoi Big Brotherin, e quan ikonë të këtij viti

0
395

Kevin Jacobs është një emër jo pak i njohur në Kanada.

Kjo pasi ai është fitues i një edicioni të spektaklit Big Brother atje, ku me paraqitjen e tij është shquar si një fenomen më vete.

Thuhet vazhdimisht se këngëtari shqiptar Luiz Ejlli, i cili është pjesëmarrës i edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP Albania, e ka pasur inspirim kanadezin e famshëm.

Kjo pasi Luizi së fundmi iu ngriti një kurth Armaldos dhe Kristit, duke i ftuar së bashku në një thyerje rregullash, e cila i çoi të tre së bashku në televotim – një gjë e cila mesa duket ka ndodhur edhe në Big Brother në Kanada.

“Ah, të gjithë u thonë atyre se janë të sigurt dhe më pas ‘boom’ i nominoi”, shkroi kanadezi Kevin Jacobs, para se të pranonte një mesazh nga një ndjekës ku i shkruante: “Sapo ka ndodhur në Big Brother VIP Albania. Mbreti ynë sapo bëri lëvizjen e banjës dhe tha se mori shembull nga Big Brother në Kanada. lëvizje gjeniale”.

Ndërkohë, Kevin i është përgjigjur duke i shkruar: “Dikush më ka thënë se ai djalë më ka studiuar mua”.

Pasi dëgjoi për fenomenin ‘Luiz Ejlli’, kanadezi nuk nguroi të shprehte përkrahjen e tij për këngëtarin shkodran edhe në InstaStory.

“Një duartrokitje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar në Big Brother VIP dhe ju dërgoj dashurinë time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs në InstaStory. /Telegrafi

Leave a Reply