Fetoshi, Rexhaj e Daka vizituan Departamentin e Policisë kundër dhunës në familje në Prizren

0
188

Kryetarja e GVV, Nora Fetoshi bashkë me deputetin, Arbër Rexhaj dhe sekretaren e GVV, Loreta Daka sot vizituan Departamentin e Policisë kundër dhunës në familje ku u pritën nga rreshtere znj. Shemsie Jonuzaj e cila i njoftoi përfaqësuesit e Lëvizjes për punën, sfidat dhe angazhimet që i ka Departamenti në Drejtorinë e Policisë në Prizren, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren.

“Dhuna me bazë gjinore është një çështje e përhapur që kërkon vëmendje urgjente. Bashkëpunimi me institucionet është i domosdoshëm për zbatimin e politikave të forta dhe sigurimin e veprimeve të shpejta ligjore kundër autorëve të dhunës me bazë gjinore.
Mbetemi të përkushtuar në angazhimin kolektiv shoqëror dhe institucional për çrrënjosjen e dhunës me bazë gjinore pasi lufta kundër dhunës me bazë gjinore nuk është vetëm çështje e sigurisë personale por është hap vendimtar drejt krijimit të një shoqërie ku të gjithë mund të jetojnë pa frikë dhe diskriminim, pavarësisht nga gjinia”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply