Fëmijëve po u shtrembërohet postura nga qëndrimi para ekraneve, mjeku: Rastet në rritje, sjellin probleme të tjera në shëndet

0
173

Qëndrimi me orë të gjata i fëmijëve përpara televizorit, telefonit apo tabletit po dëmton shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku ortoped Ilri Hasmuça thotë se rastet janë në rritje.

“Është shtuar numri i deformimit të kolonës, si skolioz, kifozë, kemi parë probleme me sytë dhe probleme me posturën”,-tha Ilir Hasmuça.

Ndryshimet shpesh janë të dukshme me sy të lirë, çka i bën prindërit që ti drejtohen mjeku ortoped. Në shumicën e rasteve janë trajtuar me sukses.

Ajo çfarë mjekët rekomandojnë është që të mos neglizhon ndryshimet e posturës, pasi ato pasohen nga të tjera probleme shëndetësore.

“Problemi estetik, është problemi më i vogël në këtë rast. Kjo pasi nëse lihet në ecurinë e vetë normale ajo mund të japë deformime të mëdha e mund të kenë probleme të mushkërisë, të zemrës e të gjithë staturës. Kështu që nuk duhet lënë të shkojë deri në pikën maksimale, pasi patjetër që ka komplikacione”,-tha mjeku.

Kur teknologjia po bëhet gjithmonë e më shumë pjesë e jetës së përditshme, mjeku rekomandon kufizimin e orarit të përdorimit të pajisjeve teknologjike për të shmangur problematikat, të cilat veç dëmtimit të shtyllës kanë ndikim në shikim dhe trurin e fëmijëve..

38,8% e shqiptarëve janë duhanpirës. Studimet tregojnë se vendi ynë ka konsumin më të lartë të duhanit, si për të rriturit ashtu edhe adoleshentët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here