Fejohet këngëtari i njohur shqiptar, Lok Komoni

0
597

Lok Komoni është tashmë i njohur për publikun shqiptar. Ai, dje i ka dhënë fund beqarisë, shkruan 04 Online.

Ai dhe partnerja e tij, Eronita Beka, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë larg opinionit publik.

Por, nuk ka munguar festa. Loki ka mbledhur miqt e tij më të ngusht, ku edhe e ka festuar fejesën në një restaurant në Pejë. I pranishëm në këtë aheng ishte edhe biznesmeni i mirënjohur kosovar, Shkelqim Devolli, ish kryetari i Pejës, Ali Berisha, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputeti kosovar dhe mik i Lokit, Daut Haradinaj, dhe shumë muzicient, biznesmen e media.

Për argëtimin e të pranishmëve është kujdesur këngëtari Sinan Vllasaliu, e nuk kanë munguar edhe perfomancat e Shkumbin Kryeziut, Luan Vokshit, Beni Baksit dhe shumë këngëtarëve tjerë.

04 Online e ka përcjellur nga afër ahengun me rastin e fejesës të këngëtarit kosovar, e që ka ra në sy ajo që rrall apo askund nuk është parë, në aheng ishin prezent vetëm meshkujt dhe numri i tyre ishte goxha i madh.

Nuk kanë munguar vallet dhe interpretime të ndryshme, duke e bërë një aheng të paharruar.

Festën e ka bërë edhe më madhështore, datëlindja e babait të Lokit, Gani Komoni, i cili kishte pozicione udhëheqëse për disa mandate në Komunën e Deçanit. 04 Online ka mësuar se këngëtari e ka përzgjedhur datën e lindjes së babait të tij, me qëllim që në familjen e tij të ketë vetëm festa.

Loki ka njoftuar se me 5 maj do të martohet, dhe ka paralajmëruar se do të jetë një dasmë shumë e madhe.

Urime Lok, u trashëgofshit./04 Online

Leave a Reply