“FaceShieldMask – Kosova” i dhuron Komunës së Prizrenit 50 maska mbrojtëse ndaj virusit COVID-19

0
456

Komuna e Prizrenit sot ka pranuar një donacion prej 50 maskave mburojë për fytyrë nga grupi vullnetmirë FaceShieldMask – Kosova, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit përcjell 04 Online.

“Maskat e pranuara sot shërbejnë si masë mbrojtëse ndaj virusit COVID-19 dhe do të shfrytëzohen për nevojat e QMF-ve të komunës së Prizrenit.

Prodhimi i këtyre maskave është nisur nga profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universistetit të Prishtinës, prof. dr. Shaban Buza, ndërsa në emër të grupit FaceShieldMask – Kosova, dorëzimin e tyre e bëri Besart Osmani”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply