Era Istrefi “përvëluese”, publikon foto nga pushimet me Amir Rrahmanin

0
434

Pak javë më parë, Amir Rrahmani e ka nisur një lidhje të re me këngëtaren Era Istrefi.

Dyshja duket se janë duke e shijuar në maksimum fillimin e lidhjes, ndërsa më parë janë parë në një garë të Formula 1 në Itali.

E tash, këngëtarja e hitit “Bonbon” i ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga pushimet që po i kalon me yllin e Napolit në Itali, shkruan “Gazeta Express”.

Rrahmani e ka nisur fazën përgatitore me napolitanët dhe është gati për sezonin e ri në Serie A.

Mirëpo, ai gjeti kohë për ta kaluar një kohë me të dashurën e tij të re.

Era e ka bërë një postim me disa foto në Instagram, ndërsa në njërin prej tyre shihet trupi i Rrahmanit dhe një zinxhir me numrin 13, të cilin e mban ai në fanellë, derisa në dorë e mban pijen freskuese “Golden Eagle”, imazh i së cilës është vetë Era Istrefi.

Ajo i ka postuar edhe disa fotografi të tjera me bikini, ku shihen linjat perfekte të trupit, ndërsa prania e Rrahmanit nuk ishte e vështirë të zbulohej, ndonëse nuk ia ka zbuluar fytyrën. 

Leave a Reply