Ensar Gështenja kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e LDK-së

0
518

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dega në Prizren ka filluar të shpalos kandidatët për Kuvendin e Prizrenit.

Ensar Gështenja është njëri prej pretendentëve nga radhët e LDK-së që do të synoj një vend në Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Gështenja është zotuar se do të angazhohet për të mirën e qytetit të Prizrenit.

“Të dashur familjarë.
Të dashur qytetarë ,
Unë kam nderin të ju njoftoj se, Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren më ka dhënë besim të plotë që të jem kandidat për asamble komunale.
Angazhimin tim dhe kontributin tim që nga fillesat si anëtar i forumit e deri sot si kryetar i forumit të LDK-së në Prizren, dua ta vazhdoj si përfaqësues dhe zë i rinisë së Prizrenit në Asamblenë Komunale .
Ju zotohem se, me gjithë potencialin dhe kapacitetin tim do të angazhohem për më të mirën e qytetit tonë si pjesë e Asamblesë Komunale.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, unë ju ftojë që të votoni LDK-në dhe të jem unë i përzgjedhuri juaj si përfaqësues në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Me ndihmën e Zotit , dhe me besimin tuaj do të ja dalim!”, ka thënë Gështenja./04 Online

Leave a Reply