Ëmbëlsira që hanë myslimanët gjatë Ramazanit

0
359

Ramazani është një periudhë e shenjtë për myslimanët, i diktuar nga Kurani dhe zgjat një muaj. Gjatë Ramazanit, të gjithë myslimanët e shëndetshëm, praktikues, të rritur janë të detyruar që nga agimi deri në muzg, të mos hanë, të mos pinë, apo të bëjnë seks.

Në perëndim të diellit agjërimi prishet me një hurmë ose gotë ujë. Më pas vijon darka e mbrëmjes, e quajtur iftar. Tradita thotë që sot për të prishur agjërimin në mbrëmje, konsumohet një ëmbëlsirë shumë e tretshme e cila përbëhet nga një petë niseshteje e pasuruar me qumësht, kokrra shege, arra dhe ujë trëndafili. Kjo ëmbëlsirë vjen nga Anadolli ku u “importua” nga popullsitë që ishin vendosur në këtë zonë duke filluar nga shekulli i 11-të.

Güllaç është konsideruar nga shumë historianë të ushqimit si paraardhësi i strudelit tonë për shkak të shtresave karakteristike të sfumuara që përfshijnë një mbushje të ëmbël, të pasuruar me fruta të thata. Origjina e këtij “strudel” i ka rrënjët edhe në Mesopotami, rajoni midis lumenjve Tigër dhe Eufrat, i cili pak a shumë i përgjigjet Irakut të sotëm. Në kohët e lashta, në këto troje të ëmbla ishte e përhapur peta me mbushje. Në një dokument të shekullit të 8-të p.e.s., i gjetur në arkivat e oborrit të sundimtarëve asirianë, lexojmë për një ëmbëlsirë të përgatitur me shtresa, petë ose bukë pa maja të alternuara me arra dhe mjaltë.

Ëmbëlsirat e këtij lloji janë përhapur ndoshta në të gjithë Mesdheun lindor nga tregtarët e ardhur nga Mesopotamia, aq sa gjurmët e tyre mund të gjenden në kuzhinën e Egjiptit të lashtë dhe atë të Greqisë së lashtë. Në Mesdhe, ëmbëlsirat nga Mesopotamia u rafinuan. Buka pa maja u zëvendësua nga peta sfoliat, ndërsa si mbushës u përdorën melasa dhe frutat e thata. Për garniturë preferoheshin arrat dhe fëstëkët.

Ka dallime në traditën e ushqimeve që mund të hahen gjatë Ramazanit duke filluar nga perëndimi i diellit. Çdo vend ka veçoritë e tij. Për shembull, në Tunizi, Algjeri dhe Marok, kuskusi përgatitet vetëm me mish qengji (jo mish pule apo deleje) të pasuruar me rrush të thatë; në Siri dhe Jordani hanë “katai “, ëmbëlsira të mbushura me kokos, lajthi të copëtuara dhe sheqer. Për më tepër, gjatë Ramazanit njerëzit pinë lëngje frutash, dhe në vendet e Magrebit lëng jamballi, i cili rrit presionin e gjakut, i cili ka tendencë të ulet me agjërim.

Leave a Reply