Elvana Gjatës nuk i ka kaluar akoma inati i Festivalit të fundvitit, Alketa Vejsiu e komplimenton por këngëtarja nuk i kthen përgjigje

0
305

Nga koha e Festivalit të fundvitit të vitin 2019, ku Elvana nuk e mori çmimin e parë, mes saj dhe Alketës ka patur një krisje të raportit. Madje asokohe Alketa i kërkoi edhe falje publike Elvanës duke u shprehur e zhgënjyer që nuk arriti t’i jepte zë publikut.

Megjithatë duket sikur marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e krisur ose të paktën kështu kuptohet nga veprimet e fundit.

Elvana ka postuar në Instagram disa pjesë nga performancat e saj në “Soiree” dhe ka marrë komente të shumta nga personazhet e njohur, të cilëve u ka kthyer përgjigje. Mes tyre ka komentuar edhe Alketa.

“Me yll në ballë”, shkruan Alketa tek njëri postim.

“Emocion i vërtetë”, shkruan tek tjetri, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Elvana, gjë që ka nxituar mediat të vënë në pikëpyetje raportin e tyre pas kaq kohësh.

Megjithatë komentet në Instagram nuk tregojnë asgjë e të vërtetën e dinë vetëm vajzat.

Leave a Reply