Elita Rudi së shpejti në një televizion në Shqipëri? Moderatorja zbulon gjithçka

0
280

Elita Rudi është një nga moderatoret më të dashura në Kosovë. Megjithatë, ajo është shkëputur nga televizioni prej kohësh pasi mori një pushim pas shtatzënisë së parë për tu kujdesur për Zërin dhe siç ka treguar ajo, kur ishte gati për tu rikthyer mësoi se është shtatzënë sërish. Tanimë që Bota është rritur paksa, moderatorja është gati të rikthehet sërish në televizion. Ajo ka zbuluar se në fillim të 2022 do shfaqet në ekranin e “Klan Kosovës”. 

Por, a ka menduar ndonjëherë të vijë si moderatore në televizionet shqiptare? Elita ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka folur rreth çështjeve të ndryshme. Mes të tjerash, ajo ka treguar se ka pasur oferta për të prezantuar emisione në Shqipëri, por është fokusuar te projekti i saj i ri teleivziv në Kosovë që do të vijë së shpejti.

Elita Rudi së shpejti në një televizion në Shqipëri?

Leave a Reply