Eliksiri i fuqishëm: 12 përfitimet e vërtetuara të çajit jeshil

0
203

“Më mirë të jesh pa ushqim për tre ditë sesa pa çaj për një ditë” – thotë një thënie e lashtë kineze që thekson fuqinë e çajrave. Reputacioni i tyre pozitiv inkurajon shumë që të kultivojnë me pasion zakonin e shijimit të një filxhani çaji dhe përfitimet shëndetësore që sjellin këto pije të nxehta, i rrisin edhe më shumë fansat e tyre.

Një nga çajrat më të preferuar në mbarë botën është çaji jeshil, i cili “lindi” në Kinë dhe pushtoi botën prej andej. Për shekuj me radhë është përdorur si ilaç dhe kërkimet moderne vetëm sa zgjerojnë listën jashtëzakonisht të gjatë të përfitimeve shëndetësore, ndër të cilat veçojmë:

  1. Përqëndrimi më i mirë
    Çaji jeshil është një stimulues natyral, domethënë stimulon trurin, na ndihmon të qëndrojmë të fokusuar dhe rrit vigjilencën. “Fajtori” kryesor për këtë është kafeina, pikërisht për këtë arsye çaji jeshil rekomandohet si një alternativë e shëndetshme ndaj kafesë.
  2. Efekti antikancerogjen
    Në vendet ku konsumi i çajit jeshil është i lartë, janë regjistruar një numër më i vogël i rasteve të disa llojeve të kancerit. Ka dëshmi se çaji jeshil, me antioksidantët që përmban, ndihmon në mbrojtjen kundër kancerit të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë.
  3. Rregullimi i peshës trupore
    Çaji jeshil përshpejton metabolizmin dhe ndihmon djegien e depozitave të yndyrës në stomak, gjë që ndihmon në arritjen e një peshe normale.
  4. Zvogëlohet rreziku i goditjes në tru
    Një studim japonez me 82,000 pjesëmarrës tregoi se konsumimi i çajit jeshil ndihmon në parandalimin e goditjes në tru. Ishte më i theksuar te njerëzit që pinin 4 filxhanë çaj jeshil në ditë.
  5. Kujtesa e mprehur
    Çaji jeshil përmirëson kujtesën afatshkurtër të nevojshme për të kuptuar, planifikuar dhe zgjidhjen e problemeve.
  6. Presion i qëndrueshëm i gjakut
    Hulumtimet e reja kanë zbuluar se çaji jeshil ul presionin e gjakut, veçanërisht te njerëzit që vuajnë nga hipertensioni dhe kanë një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare.
  7. Kolesteroli i reduktuar
    Konsumimi i rregullt i çajit jeshil ndihmon në uljen e kolesterolit të keq LDL i cili përmirëson automatikisht shëndetin e zemrës.
  8. Zemër e shëndetshme
    Çaji jeshil mund të zvogëlojë vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare. Një studim japonez me 40,000 pjesëmarrës tregoi se njerëzit që pinin të paktën pesë filxhanë çaj jeshil në ditë kishin një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës.
  9. Parandalimi i diabetit të tipit 2
    Antioksidantët në çajin jeshil mund të reduktojnë rezistencën ndaj insulinës dhe të parandalojnë diabetin e tipit 2. Çaji jeshil është i mrekullueshëm për diabetikët.
  10. Shëndeti oral
    Çaji jeshil ka fuqinë për të reduktuar bakteret në zgavrën e gojës. Gjithashtu përmban fluor dhe mbron nga kariesi dhe era e keqe e gojës.
  11. Imunitet i fortë
    Falë antioksidantëve dhe polifenoleve, duke përfshirë EGCG (epigallocatechin gallate), njerëzit që pinë rregullisht çaj jeshil kanë një përgjigje më të mirë imune.
  12. Pamja rinore
    Çaji jeshil nuk është vetëm një aleat i shëndetit, por edhe një asistent për zbukurimin. Konsumimi i përditshëm i çajit jeshil ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, zbutjen e irritimeve duke dhënë shkëlqim dhe njëtrajtshmëri në lëkurën tuaj.

Pavarësisht nëse e pini për të zbukuruar, hidratuar, ngrohur, reduktuar stresin ose për përfitimet e shumta shëndetësore, çaji jeshil duhet të jetë një domosdoshmëri në arsenalin tuaj të kujdesit për trupin dhe mendjen.

Leave a Reply