Elezkurtaj: QKMF nga e hëna realizon një analizë me rëndësi për sëmundejet e zemrës, Troponina

0
424

Në laboratorin e QKMF-së në Prizren nga e hëna e ardhshme do të bëhet analiza për sëmundjet e zemrës, troponina.

Lajmin e ka dhënë Drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj i cili ka thënë se kjo analizë do të jetë një lehtësim i madh për mjekët dhe klinicistët.

“QKMF nga e hëna realizonë një analizë me rëndësi për sëmundejet e zemrës
▪︎T R O P O N I N A▪︎
Troponina është një proteinë e cila shërbenë për të diagnostifikuar ose konfirmuar dyshimin në infarktin e zemrës dhe nivelet e saja të larta
lidhen me një rrezik të lartë të ngjarjeve kardiovaskulare .Vlerat e saja rriten në gjak 4-8 ore pas nje demtimi kardiak dhe arrijnë kulmin në ditën e parë dhe të dytë dhe pastaj ngelin ne nivele të larta deri në 10-14 ditë.
Një lehtësimni madhë për mjekët dhe klinicistët”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

Leave a Reply