Komuna e Prizrenit mbulon shpenzimet e varrimit të qytetarëve të vet edhe për dy vitet e ardhshme

0
623

Të gjitha shpenzimet dhe shërbimet e varrimit në tërë territorin e qytetit të Prizrenit, do të vazhdojnë të mbulohen nga ana e Komunës së Prizrenit, edhe gjatë dy viteve të ardhshme, thuhet në njoftim transmeton 04 Online.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi dhe kryeshefin e Ekoregjionit, Nehat Basha, kanë organizuar një konferencë për media, ku kanë njoftuar për vazhdimin e marrëveshjes së Komunës së Prizrenit me ndërmarrjen publike Ekoregjioni, për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të varrimit dhe mirëmbajtjes së sipërfaqeve të varrezave edhe për dy vitet e ardhshme.

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se për dallim nga viti kaluar, në kontratën e re të nënshkruar me Ekoregjionin, përfshihen edhe disa shërbime të reja siç është pastrimi i tërësishëm dhe mirëmbajtja e varrezave në qytet dhe në të gjitha fshatrat e qytetit të Prizrenit.

Po ashtu kryetari Haskuka theksoi se në kuadër të këtyre shërbimeve, gjatë vitit të kaluar si Komunë e Prizrenit kanë mbuluar shpenzimet e varrimit të gjithsej 1.838 personave, në vlerë totale prej 367.710 euro, nga 210 euro për secilin”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply