Elezkurtaj: QKMF-ja në Prizren përgatitet për ndonjë valë të re të mundshme me COVID-19

0
328
Foto: Ilustrim

Sot jemi furnizu me 35000 teste rapide dhe ekipet tona profesionale janë të përgaditur për ti bërë ballë ndonje vale të re te covidit 19, kështu ka deklaruar drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj.

Elezkurtaj ka thënë se QKMF-ja në Prizren është e vetmja në nivel vendi që e ka pakon për Covid-19.

Postimi i plotë:

QKMF Prizren përgaditet për ndonje valë të re të mundëshme me covid 19!
Sot jemi furnizu nga ana e MSH me 35000 teste rapide dhe ekipet tona profesionale janë të përgaditur për ti bërë ballë ndonje vale të re të covidit 19.
E vetmja QKMF ne nivel republike qe ka pakon për covid dhe që testimi ndaj kësaj sëmundje bëhet në 14 Qendra të Mjeksisë Familjare në qytet dhe fshatra.
Vaksinohuni dhe rujani vehten dhe familjen tuaj ndajë kësaj sëmundje.
Virusi na ka në dorë aqë sa ne e lejojmë vetë.

Leave a Reply