“EKO Pastrimi” vullnetarisht dezinfekton Stacionin e Policisë në Suharekë dhe shtëpitë e policëve të infektuar

0
410

“EKO Pastrimi” është një kompani për dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e hapësirave të brendshme e të jashtme. Sukseset e saj janë të shumta.

Tashmë kur pandemia është në pikun e saj në vendin tonë, kjo kompani ka vazhduar me aktivitetet e saj vullnetare.

Si rrjedhojë, ajo në mënyrë vullnetare dhe pa kompensim po i dezinfekton disa institucione publike, hapësira publike dhe familjet e prekura nga COVID-19.

Këto ditë ajo ka bërë vullnetarisht dezinfektimin e Stacionit Policor në Suharekë dhe të gjitha shtëpitë e policëve të infektuar.

Poashtu, përveç dezinfektimit të këtyre hapësirave, ka vendosur edhe aparate për dezinfektimin e duarve, aktivitete këto të gjitha të realizuara vullnetarisht dhe pa asnjë kompensim./04 Online

Leave a Reply