Efi kapet keq me Dea Mishel: Je e harruar zemër, dua të bësh valixhen gati! Blogeria: Jam më e forta…

0
285

Tensioni mes Efit dhe Dea Mishel duket se sa vjen e rritet. Ato janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme. Dea Mishel i’u drejtua Efit duke i thënë se u përpoq  të fliste me të para se ajo të dilte nga shtëpia, por ajo zgjodhi të mos e bënte.

Pjesë nga debati: 

Dea: Ti bën zhurmë nëpër shtëpi

Efi: Të shqetësoj vërtet shumë, do të bëj të ikësh. Je e harruar moj zemër je në cep.

Dea: Jam në krye moj Efi. 

Efi: Ke qenë në nominime me të rinj. Dua të bësh valixhen gati.

Efi i tha se ajo ka qenë gjithmonë ushtari i Oltës  gjithashtu dhe ajo vajza që rri sy ulur dhe shtiret, e si pasojë e shtirjes së saj është harruar në shtëpi.

Dea Mishel është shprehur se ka qenë në krye, një ndër të preferuarat e publikut. Gjatë gjithë debatit nuk kanë munguar ironitë mes njëra tjetrës.

Leave a Reply