Efi e Për’puthen sqaron marrëdhënien me Atdheun: Ja e vërteta e fotove dhe takimit

0
377

Takimi i Efit me Samiun ishte në qendër të puntatës së sotme të emisionit “Për’puthen”.

Në këtë takim u përmend edhe Bruno, i cili u shfaq revoltuar në lidhje me Efin.

Në mënyrë indirekte ai përmendi fotot që qarkullojnë mes Efit dhe Atdheut. Kujtojmë që Atdheu gjithashtu ka thënë se Efin e ka thjesht shoqe.

Bruno: Më vijnë mesazhe e gjëra, që nuk më pëlqejnë.

Efi: Ti duhet të më pyesësh mua nëse ke interes…

Bruno: Nuk më intereson. Po pse duhet të më vijnë?

Bora: Po ç’faj ka Efi se të vijnë ty mesazhe?

Bruno: Jo, jo ju s’po e kuptoni. 

Efi: Meqënëse nuk të intereson, mos dëgjo, mbylli veshët, e vlerësoj Samiun dhe të tjerët që pyetën dhe nuk rrinë ta diskutojnë me njëri-tjetrin, se kjo gjë duhet diskutuar me mua, përderisa jam unë e përfshirë.

Arjani: Çfarë situate është kjo? Që Efi ka njohje jashtë.

Sami: Po, me një ish-konkurrent po kemi dhe miqësi se dhe unë kam miqësi me ish-konkurrent. S’ka ndonjë gjë.

Bora: Mund ta sqarosh, Efi.

Efi: Ajo çfarë ju keni parë ka qenë një rastësi. Para se të vija në Prime, kam qenë duke u veshur te dyqani dhe personi në fjalë ka qenë aty. Nuk e kam atë tipin t’i kthej njerëzve kurrizin kur më përshëndesin. Hera e parë që e takoj.

Leave a Reply