Efekti Botëror, tifozët e Realit e kërkojnë transferimin e Rodrit

0
50

Efekti i Botërorit ndryshon të ardhmen e Rodrit? Tifozët e Real Madridit kërkojnë transferimin e tij

Paraqitjet mbresëlënëse të Rodrit në Kupën e Botës i kanë rikthyer fuqishëm zërat për një kalim të tij te Real Madridi.

Mesfushori spanjoll ishte njëri nga protagonistët kryesorë në triumfin e Spanjës në Botëror, ndërsa tani një pjesë e madhe e tifozëve madrilenë po kërkojnë që klubi të bëjë gjithçka për ta transferuar atë.

Sipas raportimeve nga Spanja, drejtuesit e Real Madridit po e konsiderojnë seriozisht afrimin e fituesit të “Topit të Artë”, i cili shihet si profili ideal për ta udhëhequr mesfushën e “Los Blancos” në vitet e ardhshme, përcjell “Gazeta Express”.

Kontrata e Rodrit me Manchester Cityn po i afrohet fundit dhe kjo mund ta bëjë më të realizueshme një marrëveshje gjatë kësaj vere.

Edhe para Botërorit kishte spekulime për interesimin e Real Madridit, por lojtari kishte zgjedhur të mos fliste për të ardhmen, duke deklaruar se ishte i fokusuar vetëm te kombëtarja spanjolle.

Tani, pas suksesit në Botëror, diskutimet për transferimin e tij janë intensifikuar ndjeshëm.

Në rrjetet sociale, shumë tifozë të Real Madridit kanë kërkuar publikisht që klubi të nënshkruajë me Rodrin, duke e cilësuar atë si pjesën që i mungon mesfushës së ekipit për ta rikthyer dominimin në Evropë.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit do ta shqyrtojnë këtë mundësi në javët e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here