“E shëmtuar”/ Kristi kritikon konkurrenten e konkursit të bukurisë: Shumë ndërhyrje në fytyrë

0
243

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, tashmë Krist Aliaj është pjesë e jurisë në programin “She’s on Top”, në spektaklin e të bukurës dhe pasarelave.

Komentet e tij janë vazhdimisht kritika dhe kundërshtohen edhe nga pjesëmarrësit.

Gjatë puntatës së djeshme, Kristi pati përplasje me një nga konkurrentet, Juena Pira, pasi sipas tij ajo e kishte tepruar me ndërhyrjet kirurgjikale në fytyrë.

Ish konkurrenti i BBV iu drejtua Juenës duke i thënë se nuk ka lidhje fare me pasarelat dhe nuk mund ta tregojë si shembull, pasi ajo është vetëm një estetikë Instagrami që mund të dalë mirë në disa foto.

Sipas Kristit, Juena është shëmtuar dhe nuk ka më bukuri natyre.

Leave a Reply