E papritur! Rikthehet “Big Brother VIP”, këtë muaj shfaqet në ekran

0
309

Nëse menduat se ‘Big Brother VIP’ i kishte ardhur fundi e keni gabim! Formati më i ndjekur do të rikthehet sërish në ekran por jo me personazhet VIP por me prapaskenat.

Një minidokumetar do të vijë në ekranin e Top Channel ku do të tregohen fragmente të shkëputura gjatë prapaskenave të katër muajve.

Dokumentari është përgatitur nga regjisori Eduard Grishaj dhe përmban rrëfime të banorëve në dhomën e rrëfimit, diskutimet e organizatorëve, rregullat, dënimet e vendosura madje edhe disa ‘sekrete’ të cilat nuk janë publikuar asnjëherë gjatë transmetimeve ‘live’.

Pritet që ky dokumentar të transmetohet përgjatë këtij muaji, mirëpo ende nuk është një konfirmuar një datë nisjeje për të nga produksioni. Arbana më herët e bëri me dije se “Big Brother Vip 2”, do të fillojë në fillim të vitit 2023.

Leave a Reply