“Dy ushtri, një komb”, FSK dhe ushtria shqiptare me stërvitje të përbashkët

0
151

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë zhvilluar stërvitjen e përbashkët ushtarake “Fekeni 23″, që po realizohet në poligonin ushtarak në Biza të Shqipërisë.

Maqedonci ka publikuar foto nga stërvitja, derisa ka shkruar “Dy ushtri, një komb”.

“Qëllimi i kësaj stërvitje është të testoj kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore, terreni, dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave, testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje”, ka shkruar Maqedonci.

Leave a Reply