Dy raste të dhunës në Prizren, njëri prej tyre në familje

0
336

Dhunë ndaj bashkëshortes, babait, motrës, vëllait, fëmijëve, janë regjistruar nga Policia e Kosovës në disa qytete të ndryshme të vendit.

Ndërsa në Prizren sipas Policisë së Kosovës kanë ndodhur dy raste të dhunës, njëri prej tyre në familje.

“Prizren 16.07.2021 – 22:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në ndalim policor dhe më pas pritet të lirohet.

Prizren 16.07.2021 – 22:30. Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes tre të dyshuarve meshkuj kosovarë Dy nga të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa i dyshuari tjetër është në arrati. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./04 Online

Leave a Reply