Duka i reagon Ademit: S’ka pse të shqetësohet askush kur futbollistët luajnë për Shqipërinë

0
260

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka reaguar pas komenteve të homologut të tij nga Kosova, Agim Ademi, i cili tha se nuk është në rregull që të ftohen lojtarët që janë pjesë e kombëtares së Kosovës.

Duka tha askush s’ka pse të shqetësohet kur futbollistët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut luajnë për Shqipërinë.

“Nëse do pyesësh çdo qytetar të Kosovës jashtë kufijve të Kosovës, nga je? Thonë shqiptar, nuk është ndonjë erezi pse Daku luan për shqiptarët dhe aq më shumë kur është dëshira e tij. Është për t’u shqetësuar kur futbollistët tanë shqiptarë, apo të Shqipërisë, Kosovës apo të Maqedonisë luajnë për Zvicrën apo Gjermaninë, nuk kemi pse të shqetësohemi kur luajnë për Shqipërinë”, tha Duka, shkruan Oranews, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Duka tha se FShF-ja kurrë nuk ka shkuar të ‘gjuaj’ për futbollistët që janë pjesë e kombëtares së Kosovës dhe se sipas tij, kjo nuk ndodh kurrë.

“Është një dëshirë vetë e futbollistëve, ose nuk kanë gjetur hapësira në Kosovë. Më shumë ka qenë një dëshirë e futbollistëve sesa një kërkesë e jona. Kombëtarja shqiptare do jetë e hapur për çdo shqiptar që dëshiron të luajë për Shqipërinë, qoftë i lindur në Tiranë, Shkup, në Prishtinë”, tha Duka.

Kujtojmë se reagimi i Ademit erdhi pas raportimeve se mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova, për të cilin u fol se është shumë afër që ta vesh fanellën e kombëtares shqiptare.

Leave a Reply