Mbappé mohon tensionet me Dembélén: “Nuk ka tension”

0
24

Kylian Mbappé ka mohuar zërat për një përplasje me bashkëlojtarin e tij te Franca, Ousmane Dembélé, pas polemikave të fundit rreth garës për Topin e Artë.

Sulmuesi i Real Madridit ka konfirmuar se komentet e tij nuk kanë dëmtuar marrëdhënien me Dembélén, duke theksuar se mes tyre nuk ka konflikt personal.

Duke folur për “L’Équipe”, si ambasador i brendit “On”, Mbappé tha: “Kam folur tashmë me të për këtë çështje dhe nuk ka tension, dhe nuk mendoj se ka ndonjë problem real. Jam plotësisht i qetë”.

Ai gjithashtu foli për polemikat e krijuara gjatë kësaj periudhe: “Gjatë Ligës së Kombeve dhe me pjesëmarrjen e Francës, gjithmonë ka diçka që shkakton polemika dhe mendoj se kjo polemikë është e justifikuar”.

Mbappé këmbëngul se gara për Topin e Artë nuk ka ndikuar në marrëdhënien e tij me Dembélén dhe se gjithçka lidhet me konkurrencën sportive./04 Online/